Sport Shqiptar

Peja triumfon ndaj Yllit

KB Peja

Pikët e plota kanë mbetur në palestrën “Karagaçi”.

Peja ka triumfuar ndaj Yllit me rezultat 73-57.

Ani pse mysafirët e nisën më mirë takimin dhe po triumfoin 24-30 pas dy çerekeve – nuk arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund.

Vendasit fillimisht i barazuan shifrat 49-49 në çerekun e tretë, teksa në katërtin ishin superior mbi parket dhe arkëtuan pikët e plota.

Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës – në tri ndeshje të zhvilluara, teksa Ylli është mposhtur tri herë – në po aq takime. /Shqip.com