Peja triumfon ndaj Trepçës – ngushtohet rezultati
Publikuar:
(15.05.2022 20:12:59)

Drama do të vazhdojë.
KB Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 72-66.
Tashmë, rezultati total i ndeshjeve është 2-1 dhe takimi i radhës do të zhvillohet në Mirovicë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, pejanët ishin për një nuancë më të mirë dhe e arritën qëllimin në fund.
Ndeshja u ndërpre për disa momente – për shkak se tifozët hudhën mjete piroteknike në parket – që e zbehi paksa bukurinë e këtij derbi.
Skuadra që arrin të kualifikohet në finale – do të takohet me Yllin, ekip i cili e eliminoi Prishtinën paraprakisht. /Shqip.com