Sport Shqiptar

Peja-Trepça, e duan titullin pas një dekade

Ilustrim.
Ilustrim.

Sot do të zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale mes Pejës dhe Trepçës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:15, në palestrën sportive “Karagaçi”.

Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion.

Kurse, pejanët nuk kanë asgjë më për të humbur. Ata duhet të fitojnë dy ndeshje për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade.

Peja ishte shpallur kampione për herë të fundit më 2013, kurse Trepça më 2012.

/Shqip.com