Sport Shqiptar

Peja po i “shkelë” kundërshtarët

Peja ka shënuar fitoren e radhës në Superilgë

Peja është duke i “shkelur” kundërshtarët në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ata kanë shënuar fitore në ndeshjen e sontme ndaj Rahovecit me rezultat 101-80, shkruan Shqip.com.

“Shqiponjat” ishin më të mirë që nga fillimi i takimit e deri në fund dhe me lehtësi arkëtuan pikë të plota.

Më të dalluarit në këtë takim te pejanët ishin Henrik Sirko me 20 pikë e 11 kërcime dhe Erdem Ilter me 16 pikë, 6 kërcime e 9 asistime.

Në anën tjetër,  te Rahoveci u dalluan Milik Yarbough me 25 pikë e 10 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Peja ka tre fitore dhe është duke treguar që është njëra ndër pretendentet kryesore për titullin e kampionit, ndërsa Rahoveci ka një fitore dhe dy humbje./Shqip.com