Sport Shqiptar

Peja organizon Final 4 të Ligës Unike

Final Four i Ligës Unike do të organizohet në Pejë.

Të enjten është nënshkruar marrëveshja zyrtare ndërmjet Anëtares së Bordit Drejtues të Ligës Unike, Elvira Dushku dhe Drejtorit Sportiv të KB Peja, Arbër Elshani.

Dushku ka premtuar se, do të bëjnë çmos që ky organizim të jetë madhështor.

“Pasi është organizuar me sukses Final 8 i Kupës së Kosovës në Pejë, tashmë presim që edhe Final 4 i Ligës Unike të jetë sa më madhështor dhe për këtë kemi marrë premtim nga klubi pejan. Stafi i Ligës Unike do të angazhohet maksimalisht që gjithçka të shkojë sipas planit dhe adhuruesit e basketbollit të shohin spektakël në parket. Besoj se do të jetë angazhim për mrekulli”, ka thënë Dushku në konferencën për media, që u organizua në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës. 

May be an image of 2 people and indoor

Në anën tjetër, Elshani, ka premtuar se do të rris standardet.

“Ne vetëm do t’i rritim standardet që i kemi pasur në Final 8 Kupës së Kosovës. Kësaj radhe nuk kemi masa, andaj palestra do të jetë e stërmbushur me tifozë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet në vendosjen e skuadrave pjesëmarrëse dhe tifozëve. Sa për informatë, një biletë për të gjithë ndeshjet do të kushtojë 10 Euro, kurse vetëm për një ndeshje 5 Euro. Tifozët mysafirët i kanë ulëset e rezervuara dhe nuk besoj se do të jemi probleme. Besoj se do të jetë një organizim i jashtëzakonshëm, ashtu siç i ka hije Ligës Unike, një ligë që është shumë e rëndësishme, pasi bashkon klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, është shprehur Elshani në konferencën për media.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Orari

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta

20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë

20:30 Finalja