Peja e zyrtarizon edhe një transferon

Erdem Ilter do mungojë tre javë, por Peja e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
“Shqiponjat” kanë siguruar shërbimet e Tjader Fernandez, që luan në pozitën e oganizatorit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Zyrtare: Tjader Fernandez në KB Peja.
KB Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e pozites së organizatorit, Tjader Fernandez. Lojtari, i gjatë 1.78cm ka një përvojë në ligat e rëndësishme të Amerikës Latine dhe pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipen, pas lendimit të Erdem Ilter, i cili pritet të mungoj së paku 3 javë”, është shkruar në njoftimin e klubit.
Peja e ka nisur mjaftë mirë pjesën e dytë të kampionatit dukë shënuar dy fitore – në dy ndeshje.
Teksa, fitore kanë arkëtuar edhe kundër Teutës në kuadër të Ligës Unike.
“Shqiponjat” janë ndër favoritët kryesorë për të dalë kampion në këtë sezon të Superligës.
Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 11-të fitore, teksa është mposhtur pesë herë.
Gjithsej, ky ekip ka arkëtuar 27 pikë, një më pak se Golden Eagle Ylli që është lider. /Shqip.com
