Sport Shqiptar

Peja – fituese e “klasikes” ndaj Prishtinës

Peja fiton ndaj Prishtinës

Pikët e plota shkuan në Pejë.

“Shqiponjat” kanë dalë fituese – në klasiken e basketbollit vendor – ndaj Prishtinës.

Myafirët ishin favorit në letër, teksa kjo pa edhe në parket. Në fund, semafori tegoi 93-101.

Këtë takim, më mirë e nisën bardhëkaltërit – të cilët për disa momente patën epërsi deri në nëntë pikë (16-7) – në çerekun e parë.

Por, pejanët ishin më kërkues dhe treguan forcën e tyre.

Prishtina shënon fitore në Pejë - SHQIP.com
Prishtina-Peja, foto nga e kaluara

Basketbollistët më të dalluar te skuadra fituese ishin Stephen Maxwell me 34 pikë e 10 kërcime dhe Tyron White me 32 pikë e 10 asistime.

Kurse, në anën tjetër, te Prishtina ndeshje të mirë zhvilluan, Wendell Mitchell me 23 pikë e 13 kërcime dhe Kenny Brown, i cili shënoi 25 pikë,.

Peja, tashmë ka 11-të fitore në këtë kampionat, teksa është mposhtur pesë herë.

Vendi i dytë – me 27 pikë(një më pak se Ylli që kryeson) është treguesi i formës së tyre të lartë.

Në anën tjetër, Prishtina nuk po kalon aspak formë të mirë.

Ekipi nga kryeqyteti ka tetë fitore dhe po aq humbje, teksa gjendet në vendin e katërt, me 24 pikë të grumbulluara. /Shqip.com

Tabela e Superligës