Sport Shqiptar

Peja fiton ndaj Prizrenit, mbyll vitin me fitore

Peja e ka mbyllur me fitore vitin 2022 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshje e vlefshme për javën e 16-të, skuadra e drejtuar nga Can Sevim shënoi fitore në udhëtim kundër Ponte Prizrenit, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Ndeshja e cila u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë përfundoi me rezultatin 83:91.

Fituesi u përcaktua pas vazhdimit të parë, pasi koha e rregullt u mbyll baras 74:74.

Më meritorët në fitoren e pejanëve ishin tre basketbollistë amerikanë; Rodney Purvis me 20 pikë dhe Isiah Umipig e Jalen Tate që shënuan nga 17 pikë.

Te prizrenasit u dallua Wayne Arnold me 31 pikë.

Peja, që ka ende një ndeshje më pak, pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe e mbyll vitin si lidere në tabelë.

Prizreni momentalisht renditet i pesti me 21 pikë.

/Shqip.com