Sport Shqiptar

Peja është finalistja e parë

Peja është kualifikuar për në finalen e Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët këtë sukses e arritën pasi sonte shënuan fitoren e tretë ndaj kampionit nga edicioni i kaluar, Golden Eagle Yllit.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, mysafirët fituan me rezultat 100-90.

Çereku i parë i takoi plotësisht Pejës, që e fitoi me 17 pikë epërsi 13:30. Periudha e dytë ishte më e barabartë dhe përfundoi me rezultat 19:20.

Ylli e nisi më mirë pjesën e dytë, duke triumfuar me shifrat 38:25, derisa çereku i fundit përsëri i takoi Pejës me rezultat 20:25.

Qallaku ishte më efikasi në ndeshje me 21 pikë, derisa te Ylli Ahmed shënoi 20 sosh.

Peja tani në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Trepça – Prishtina.

Pas tri ndeshjeve të para, kryeqytetasit udhëheqin me 2-1, ndërsa përballja e katërt zhvillohet të dielën në Mitrovicë.

/Shqip.com