Sport Shqiptar

Peja e mbyll sezonën vjeshtore me fitore

KB Peja

Në Ligën Unike po shkëlqen.

Peja e ka deklasuar Rahovecin, me rezultat 122-88, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Unike.

“Shqiponjat” e treguan fuqinë e tyre qysh në çerekun e parë, duke mos i dhënë shpresa për fitore kundërshtarëve – për asnjë moment të vetëm.

Kjo ndeshje është e një vlere të veçantë – pasi pikët do të numërohen edhe në Superligë.

Basketbollistët më të dalluar te skuadra pejan ishin Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Stephen Maxwell me 35 pikë e 11 kërcime.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
KB Peja

Në anën tjetër, të vershtarët më i miri në basket ishte Cavon Baker me 24 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Në total, Peja e mbyll sezonin vjeshtor me një bilanc fenomenal, duke regjsitruar pesë fitore dhe vetëm dy humbje.

Kurse, Rahoveci ka kaluar një formë katastrofale deri më tani.

Kjo skuadër ka arkëtuar fitore vetëm dy herë, ndërsa është mposhtur pesë herë. /Shqip.com