Peja e fillon me fitore Ligën Unike
Publikuar:
(24.10.2021 22:22:08)
KB Peja e ka nisur me “këmbë të mbarë” Ligën Unike.
“Shqiponjat” kanë mposhtur Teutën e Durrësit, me rezultat 73-28, shkruan Shqip.com.
Edhe pse ishin mysafirë, kjo nuk i ndali pejanët që të arkëtojnë pikët e plota.
Çereku më interesant ishte i dyti, pasipërfundoi me rezultat 22:23.
Por, në fund, skuadra nga Kosova arriti që të bënte diferencën në parket, duke treguar edhe njëherë që këtë sezonë janë një “arrë e fortë” për çdo kundërshtar.
Te vendasit, më i dalluari në parket ishte, Cameron Saterwhite me 16 pikë e tetë kërcime.
Ndërsa, te Peja, paraqitje fenomenale pati, Henrik Sirko me 22 pikë e 11 kërcime./Shqip.com