Sport Shqiptar

Pefqeli rikthehet në kryeqytet

Mergim Pefqeli

Fc Prishtina ka zyrtarizuar ish-futbollistin e tyre.

Mergim Pefqeli është prurja më e re e klubit bardhekaltër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.

Marrëveshja mes palëve përfshin dy vite kontratë që e mban futbollistin në “Fadil Vokrri” deri më 2024.

(Foto: Fc Prishtina) Mërgim Pefqeli

Pefqeli i bashkohet skuadrës së Ismet Munishit nga klubi i Malishevës, ku edhe dha kontribut të madh në mbijetesën e tyre në Superligë.

28-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës edhe më herët, aty ku ka zhvilluar 75 paraqitje, me ç’rast ka shënuar 12 gola.

Po ashtu, mesfushori i krahut bëri karrierë edhe në klubet si Llapi, Trepça ’89, Hajvalia dhe Fushë Kosova. /Shqip.com