Sport Ndërkombëtar

Pedri përshkruan momentin e sulmit nga tifozët e Espanyolit

Në fundjavën që shkoi, Barcelona e siguroi titullin e kampionit në La Liga. Por, fitorja në udhëtim te Espanyol e pati edhe një moment të vështirë për kampionët e rinj të Spanjës.

“Kam vrapuar më shumë se në të gjithë ndeshjen”. Kështu e nisi Pedri intervistën për mediet spanjolle, pas sigurimit të titullit.

Mesfushori i Barcelonës rrëfeu emocionet në momentin që fusha u “pushtua” nga tifozët vendas gjatë festimeve të Barçës.

“Ne po festonim. Ne nuk donim të mos respektonim askënd, ne gjithmonë festojmë kështu. Në një pikë dëgjova thirrjet: ‘Vrapo, vrapo’. Dhe vrapova më shpejt se gjatë gjithë ndeshjes. Kishte frikë sepse tuneli ishte i ngushtë dhe të gjithë rrëshqitën. Përveç Carles Naval, delegatit tonë, i cili vazhdoi të ecte sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha Pedri.

/Shqip.com