Pedri i pari, lojtari shqiptar i katërti, kjo është lista me 10 mesfushorët më të talentuar në botë
Publikuar:
(27.12.2022 18:30:16)

“CIES Football Observatory” e ka publikuar një listë me futbollistët më premtues në botë sa i përket mesfushës, shkruan SDhqip.com.
Mesfushori i Barcelonës, Pedri e zë vendin e parë derisa edhe një lojtar shqiptar është përfshirë në listë si i katërti.
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe Interit është përfshirë si i katërti.

Pritshmrëitë për Kristjan Asllanin janë maksimale, pavarësisht se mesfushori shqiptar nuk po nxjerr ende më të mirën e tij te Interi.
Në këtë listë janë renditur futbollistët si në vijim: “Pedri, Ezequiel Fernandez, Juan Sforza, Mximo Perrone, Kristjan Asllani, Charalampos Charalambous, Joel Chima FUjita, Constantin Grameni, Nico Gonzalez, Hugo Larsson.
/Shqip.com