Sport Ndërkombëtar

Pedri Gonzales fitues i çmimit “Golden Boy”

Pedri Gonzales

Debutoi me Barcelonën në moshën 16 vjeçare dhe për një kohë të shkurtër u shndërrua në një nga futbollistët kryesorë të skuadrës.

Pedri Gonzales është shpallur “Golden Boy” për vitin 2021, çmim ky që ndahet nga “Tuttosport”, shkruan Shqip.com.

Pedri kishte gjithsej 318 pikë, ndërsa në vendin e dytë ishte Jude Bellingham, me 119 pikë.

Kjo është distanca ma e madhe me pikë ndërmjet vendit të parë dhe të dytë – në  historinë e këtij çmimi.

Eleganca dhe qetësia janë dy nga elementet që e karekterizojnë “magjistarin e vogël”.

Ai kishte “zbarkuar” në “Camp Nou” në vitin 2019, ndërsa për kartonin e tij, katalunasit i kishin paguar Las Palmas një vlerë rreth pesë milionë euro.

Gjatë sezonës së kaluar ai zhvilloi 56 ndeshje me blaugranët, ndërsa ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle në “Euro 2020”.

Madje, ai ishte pjesë e formacionit më të mirë të këtij kompeticioni.

Pedri ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa klauzola e lirimit të tij është mbi një miliard euro./Shqip.com