Sport Ndërkombëtar

Pedri Gonzales – dirigjenti i ri në “Camp Nou”

Pedri dhe Iniesta

Para dy viteve luante në katëgorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Bota e futbollit – nuk e kishte idenë se kush ishte ai, përjashtuar fansat e Las Palmas.

Por, dy vite më pas – ai po dhuron art në “Camp Nou” – teksa paraprakisht – me vetëm 18 vite në supe dha leskione në “Euro 2020”.

The Federation rejects Barça's request and Pedri will be at the Games
Pedri Gonzles – me kombëtaren spanjolle

Pedri Gonzales – është futbollisti – të cilit fansat katalunas dhe jo vetëm po i thurin elozhe – teksa as krahasimet me Andres Iniesten nuk po i mungojnë.

Në fitoren 4-0 kundër Athletic Bilbao – ai dhuroi një moment magjie – nga i cili tifozët në impiantin blaugran u ngritën në këmbë – duke e duartrokitur.

Pas – këtij takimi – lëvdatat nuk munguan as nga trajneri i Barcës, Xavi Hernandez.

Momenti magjik i Pedrit – kundër Athletic Bilbao

“Pedri është një lojtar i mrekullueshëm. Ai më kujton Andres Iniestën. Bazuar në talentin, nuk kam parë asnjë lojtar në botë si Pedri. Bazuar në talentin që ka, ai është më i miri në botë”, ishin fjalët e Xavit.

19 vjeçari ka zhvilluar vetëm shatatë ndeshje në La Liga – sepse vuajti nga lëndime të shumta – të cilat e lanë jashtë fushës së gjelbër për muaj të tërë.

Por, në këto ndeshje – ai tregoi vlerën dhe talentin e tij – që po mahnit botën.

Vitin e kaluara, ai kishte zhvilluar mbi 70 ndeshje në të gjitha kompeticionet – numër astronomik për moshën e tij.

What is the Golden Boy award? Shortlist, rules, past winners for Europe's  best Under-21 player | FootballTransfers.com
Pedri Gonzales

Pesë milionët e paguar për kartonin e tij nga blaugranët – tashmë duken qesharake.

Përkrah Pedrit – po shkëlqejnë edhe Gavi me De Jong, teksa Busquets mbetet i paprekshëm.

Duke marrë parasysh të gjithë këto opsione në mesfushë – së bashku me dyshen Nico-Puig, duket që Xavi do ketë shumë problme se kush do luaj si titullar.

Por, një gjë është e sigurtë: mesfusha e katalunasve ka rilindur. /Shqip.com