Ekonomi

Peci viziton një blegtor që merret me mbarështimin e racës autoktone të buallicave

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar një fermer në fshatin Novolan të Komunës së Vushtrrisë, që merret me mbarështimin e racës autoktone të buallicës.

Peci ka thënë se ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht.

“Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”, ka shruar Peci.

Tutje, ka njoftuar se javën e ardhshme do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024, ku për buallicat ka dyfish rritje të mbështetjes financiare.

Njoftimi i plotë:

☀️Mirëmengjes nga fshati Novolan i Komunës së Vushtrrisë.

👨‍🌾Gëzim Hajdari është blegtor punëtor e i zellshëm, mbarështues i racës autoktone të buallicës.

🐂Ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror.

🐄Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare.

/Shqip.com