Ekonomi Biznes

Peci tregon për subvencionet që do të ju bëhen fermerëve

Faton Peci - Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se për këtë vit planifikojnë që të këtë lehtësime në aplikim si dhe përfshirje të kulturave të reja.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ndër risitë e Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 është subvencionimi i farës së grurit me 614 €/ha, përkrahje kjo e cila përfshinë:“250€ për sipërfaqe; 150€ për plehërimin; 54€ për naftën; 0.04€ për kilogram apo një mesatare prej 160€”.

Tuje ai ka shkruar se gështenja, do t’i bashkohet këtë vit subvencionimit të dru-frutoreve me 504€ për hektarë, përfshirë edhe subvencionimin e naftës. Kjo kulturë është kulturë strategjike, fruti i së cilës është i kërkuar në tregun e jashtëm.

Për të rritur sipërfaqet si dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për lëndën e parë të prodhimit të vajit ushqimor, këtë vit për herë të parë subvencionojmë lulediellin me 454€/ha.

Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore e njëherit edhe cilësisë, këtë vit kemi paraparë për herë të parë, subvencionimin e zogjve për mish apo bojlerëve me 0.20€ për zog”.

Peci me tej, tha se nga ky program eliminohet përshkallëzimi duke bërë që pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore të subvencionohet me 0.25 euro për copë.

Tek pagesa direkt për bimët mjekësore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënëse me 450€/ha. Lehtësojmë aplikimin në këtë Program duke hequr vërtetimin e deklaratës nën betim tek noteri”.

Ai tha se këtë vit do mjaftojë vetëm nënshkrimi i fermerit.

 Tutje ai ka shkruar se vazhdojmë me:

“Subvencionimit e Grurit – 474€/ha;

 Misrit – 329€/ha;

 Patates – 654€/ha;

Fasules – 654€/ha;

Nga ana tjetër kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë.

Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904€/ha.

Perimet në sipërfaqe të hapur me 554€/ha;

Afër prodhuesve vendorë!”.

/Shqip.com