Lajme

Peci takon homologun e tij gjerman, diskutojnë për mbështetjen e BE-së për vendet e Ballkanit në bujqësisë

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvilimit Rural, Faton Peci, është takuar sot me Ministrin e Ministrisë Federale së Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Cem Ozdemir.

Peci gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e bujqësisë.

Kjo është bërë e ditur nga Peci përmes një postimi në Facebook.

“E njoftova Ministrin Ozdemir për hapat e ndërmarrë me qëllim të lehtësimit të situatës dhe rritjes së përkrahjes për bujqit tanë përmes programeve tona mbështetëse, duke e shndërruar bujkun e Kosovës, në bujkun financiarisht më të përkrahur në rajon”, shkroi Peci.

E pranishme në këtë takim ishte edhe ministrja e Bujqësisë së së Shqipërisë, Frida Krifca, si dhe ministri i Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, Ljupço Nikollovski.

Ky takim u zhvillua në margjinat e Konferencës Ministrore “Të bashkuar për Sigurinë globale Ushqimore” të G7 në Berlin.

Kjo konferencë realizohet për të adresuar shqetësimin global lidhur me sigurinë ushqimore dhe furnizimin./Shqip.com