Lajme

Peci takon homologun e tij francez, dakordohen për dixhitalizimin e sektorit të bujqësisë

Pamje nga takimi i ministrit Peci me homologun e tij francez, Marc Fesneau

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të homologut të tij francez, Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Marc Fesneau, po qëndron për vizitë zyrtare në Paris, me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë “#SIA2023”.

Me këtë rast, ministrat e dy vendeve zhvilluan një takim, ku u dakorduan që bashkëpunimin mes dy shteteve ta zyrtarizojnë edhe përmes një Memorandumi të Bashkëpunimit me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave rreth dixhitalizimit të sektorit bujqësor, ngritjeve të kapaciteteve në blegtori dhe verëtari.

Në anën e tij, në hapjen e panairit “#SIA2023″, ministri francez i Bujqësisë dhe Ushqimit, Marc Fesnneau para të pranishmëve parafrazoi duke thënë se “për ta vlerësuar qeverinë e një vendi, duhet parë se sa afër ajo iu qëndron fermerëve!”.

Theksojmë, se gjatë ditës ministri i BPZhR-së, Faton Peci zhvilloi takime me figura zyrtare, si Ministrin e Bujqësisë së Luksemburgut dhe deputetë të Parlamentit Francez e atij Evropian.

Njëkohësisht, Ministri Peci e ftoi Ministrin Fesneau që në të ardhmen ta vizitoj Kosovën dhe ta shohë nga afër potencialin që ka shteti i Kosovës për zhvillim të sektorit të bujqësisë.

/Shqip.com