Lajme

Peci për kontrollin ndaj duhanit: Janë realizuar 683 inskeptime, ka edhe gjoba

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se nga data 16 e këtij muaji e deri më sot janë kryer 683 inspektime për të parë se a po respektohen rregullat për duhanin.

Sipas Pecit, nga këto inspektime që janë bërë, ka pas raste kur janë shqiptuar edhe gjoba.

“Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji. Nga data 16 deri me sot kemi realizuar 683 inspektime nga të cilat kemi hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat”, shkroi Peci në Facebook.

Madje, Peci thotë se po e bëjnë punën e tyre për të cilën janë mandatuar duke potencuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave ndaj duhanit.

/Shqip.com