Lajme

Peci: Pas inspektimeve dje kemi shqiptuar disa gjoba për duhanin

Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka kërkuar dje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.

Përmes një statusi në Facebook, Peci ka thënë që pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

“Gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”, ka shkruar Peci.

Tutje Peci ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në zbatimin e këtij ligji.

“Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion. Ska kthim prapa! STOP duhanit”, ka theksuar ministri Peci.

/Shqip.com