Lajme

Peci nuk pushon, merr pjesë në aksionin për lirimin e hapësirave publike

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, gjatë një aksioni në Prishtinë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë sot se në shënimin e Ditës së Evropës, janë të përkushtuar në përqafimin e vlerave që Evropa përfaqëson.

Ai u shpreh se duhet “t’i japim fund dukurisë së shëmtuar dhe shumë të dëmshme të therjes së kafshëve dhe shpezëve në hapësira publike”.

Prandaj, Peci njoftoi sot për një aksion në Prishtinë që ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike.

“Ky aksion sot në hapësirat e ish tregut të makinave në Kodrën e Trimave, sikurse ai i para dy ditëve në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë për qëllim mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit publik”, shkroi Peci në Facebook.

/Shqip.com