Lajme

Peci: Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë këtë vit

Faton Peci - Ministër i Bujqësisë

Këtë vit Kosova ka shënuar rekord sa i përket të të mbjellave, duke shtuar se për herë të parë janë mbjellur 66 mijë hektarë me grurë.

Kështu shprehet Ministri I Bujqësisë, Faton Peci, i cili thekson se bazuar në konsumin vjetor këtë vit Kosova do t’i përmbush 80% të nevojave me grurë.

Peci thotë se gjithë këto rezultatet kanë ardhur për faktin se po vërehet efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit.

“Efekti i politikave të mira, meritokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe rritja substanciale e përkrahjes në kategorinë e subvencioneve e granteve tashmë vetëm se ka dhënë rezultatet e saj, dhe viti 2023 është viti rekord i të mbjellave. Në bazë të parashikimeve preliminare që i kemi për herë të parë ne e kemi 66 mijë hektarë me grurë, dhe nëse e marrim konsumi vjetor del diku që mund ta tejkalojmë në masë 80% nevojën e tregut për furnim me grurë”, ka thënë Peci.

Ai ka treguar edhe se çka ndodhë me fermerët që nuk raportojnë siç duhet.

“Ne kemi bashkëpunim me Prokurorinë me Policinë e Kosovës edhe nuk ka një rast të vetëm që është evidentuar në mandati tim që keqpërdorim në kategorinë e subvencioneve, ka disa raste që disa fermerë nuk e kanë raportimin si duhet, raportohen e futen në listë të zezë, por nuk ka raste kur ka marrje e dhënie të ryshfetit për marrje të subvencioneve”, tha ai për Ekonomia Online.

/Shqip.com