Lajme

Peci: Kemi rritur përkrahjen për subvencione e grante

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci po lavdërohet me punën që është duke e bërë nën udhëheqjen e kësaj ministrie.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka informuar se sot iu bashkangjitur vjeljes së rrushit.

“Sot iu bashkëngjita vjeljes së rrushit ku falë punës së palodhshme të vreshtarëve tanë të vyeshëm e djersës së tyre, suksesi është i prekshëm”, është shprehur Peci.

Peci po ashtu ka bërë të ditur se si Ministri kanë arritur që rrisin përkrahjen për subvencione e grante.

Vreshtat

“Kemi rritur përkrahjen me subvencione e grante dhe javën që lam pasë kemi hartuar edhe miratuar U.A. Nr. 06.2022 të MBPZHR-së për Verifikimin e Produkteve Bujqësore dhe Artikujve Ushqimor nga Trupat Certifikuese , një akt juridik tejet i rëndësishëm për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë që lehtëson procesin e eksporteve të produkteve tona”, është shprehur Peci.

Pamje nga aktiviteti

Shumë punë kemi realizuar këtë vit e edhe më shumë punë na presim, gjithmonë duke patur prioritet bujkun, përmes avancimit të politikave të duhura dhe mbështetjes konkrete financiare, qoftë përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve, ka shtuar më tutje Peci./Shqip.com