Sport Shqiptar

Peci i gatshëm për të debutuar me Kosovën

Kosova do të përballet me Danimarkën, në kuadër të fazës së parë parakualifikuese për “Eurobasketin 2025”.    

Kosova javë më parë ka nisur përgatitjet për këtë ndeshje, e cila zhvillohet më 30 qershor në Naestved të Danimarkës.

Etnik Peci është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ai ka deklaruar se krahas privilegjit përfaqësimi i shtetit në gara ndërkombëtare është edhe përgjegjësi.

 “Kisha dashur ta falënderoj Federatën dhe trajnerët për këtë mundësi që më është ofruar. Unë do të mundohem në çdo stërvitje dhe lojë të jap maksimumin. Atmosfera ka qenë shumë e mirë të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Disa i kam njohur edhe më herët, por po ndihem shumë mirë që tash e kam mundësinë që t’i njoh edhe disa lojtarë të tjerë që kanë më shumë përvojë në Përfaqësuese dhe po mundohem që të mësoj prej tyre”, është shprehur Peci për faqen zyrtare të FBK-së.

Për “Dardanët” ky është dueli i fundit në grup, e ku Kosova po e kërkon vendin e dytë për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve./Shqip.com