Lajme

Peci: Bujku kosovar, falë mbështetjes së Qeverisë Kurti 2 për vetëm një vit udhëheqje është bujku më i përkrahur krahasuar me vendet e rajonit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë vizituar familjen Beqiraj në Suharekë.

Nga Suhareka, Peci është shprehur se bujku Kosovar falë qeverisë është bujku më i përkrahur në vendet e rajonit.

“Sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, vizituam fermerin Fazli Beqiraj i cili posedon rreth 60 hektarë grurë, ku edhe filluam korrje-shirjen e grurit. Bujku kosovar, falë mbështetjes së Qeverisë Kurti 2, për vetëm një vit udhëheqje është bujku më i përkrahur krahasuar me vendet e rajonit”, ka shkruar Peci.

Foto nga vizita

Peci ka treguar edhe çmimin për 1 Ha që do të investohet këtë vit.

“1 ha me grurë këtë vit do të subvencionohet me rreth 474€, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150€ për hektare”, ka thënë Peci.

Foto nga vizita

Djersa e bujkut është dukati me të cilën paguajmë bukën e përditshme andaj duhet vlerësuar maksimalisht ka shtuar më tutje Peci./Shqip.com