Lajme

Peci: Arrestimi i zyrtarëve për kepërdorim është i shpeshtë, sa nuk e di a mundemi me reagu çdo herë

Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se arrestimet e zyrtarëve për keqpërdorime janë bërë aq të shpeshta sa nuk e dinë nëse mund të reagojë çdoherë.

Këtë e tha Peci, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

“Arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, u shpreh Peci

Peci thotë se sa i përket këtyre çështjeve, Qeveria ka demonstruar vullnet polik dhe detyrim ligjor.

“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv, por

Kjo deklaratë erdhi pasi deputeti i LDK-së, e kritikoi ministrin Peci për mos reagim për arrestimin e djeshëm të asamblistit të VV-së.

Mediat kanë raportuar të mërkurën se asamblisti i VV-së në Suharekë është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur me subvencione./Shqip.com