Lajme

Peach takohet me kryeministren serbe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot është pritur në takim nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në Beograd.

Siç raporton Danas, qeveria serbe ka njoftuar se temë e takimit ishte përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të dy vendeve dhe situata në rajon.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bërnabiq tha se “kusht për vazhdimin e procesit të normalizimit është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe vuri në dukje se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer çështjet e hapura dhe për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, Bërnabiq shprehu “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe” dhe pretendoi se “bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme, për të cilin po punon intensivisht”.

/Shqip.com