PE miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Koha për të avancuar me negociata

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Këshillit të Evropës që të hapë negociatat për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Euro deputetët i bëjnë thirrje BE-së që të vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë së një vendimi të tillë për stabilitet dhe unitet në kontinentin evropian dhe Ballkanin Perëndimor.
Edhe pse të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme, Këshilli nuk ka arritur të hapë negociatat e anëtarësimit thuhet në njoftimin nga Parlamenti Evropian.
Lidhur me këtë Raportuesja e PE për Shqipërinë Isabel Santos ka thënë se Shqipëria mbetet një partner i besushëm dhe i përkushtuar.
“Shqipëria mbetet një partner strategjik plotësisht i besueshëm dhe i përkushtuar. Ajo vazhdon të ecë përpara me reformat themelore të BE-së dhe po përmbush dhe ruan kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e drejtë që Këshilli përfundimisht të pranojë të hapë negociatat e vonuara me Shqipërinë, jo më pak përballë sfidave gjeostrategjike në rritje” ka thënë Santos
Raporti u miratua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime./Shqip.com
O meu relatório sobre o processo de adesão da 🇦🇱 à 🇪🇺 acaba de ser aprovado por uma larguíssima maioria no plenário do Parlmento Europeu. #isabelsantosmep #europeanparliament #EU4Albania pic.twitter.com/dmAirVgBvK
— Isabel Santos MEP (@isabel_mep) May 19, 2022