Lajme

PDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Vushtrrisë

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës po përgatitet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, për çka edhe ka filluar të bëjë publikë kandidatët që ka për kryetarë komunash, njofton Shqip.com.

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka bërë të ditur se dega e Vushtrrisë i ka dhënë mbështetje të plotë Ferit Idrizit për të kandiduar për kryetar të kësaj komune.

“17 vota Për, Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë”, ka thënë Izmaku.

Përveç Idrizit, sot nga kjo parti u zyrtarizua edhe kandidatura e Ramiz Lladrovcit për komunën e Drenasit, komunë kjo të cilën aktualisht e drejton ai.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat i PDK-së për kryetar të ardhshëm, Ramiz Lladrovci, jo veç që është alternativë, por edhe lokomotivë e zhvillimit që na pret”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Shqip.com