Lajme

PDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Istogut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj,

Partia Demokratike e Kosovës e ka kandiduar, Ali Nimanajn , për kryetar të  Komunës së Istogut, në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, më anë të një postimi në Facebook ka zyrtarizuar kandidimin e Nimanajt, duke e vlerësuar figurën e tij.

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të transformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim. Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova.

“Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, zgjedhjet lokalë do të mbahen me 17 tetor të këtij viti, dhe tashmë kjo parti ka zyrtarizuar kandidatët e saj në pjesën më të madhe të komunave./SHQIP.com