Lajme

PDK: Të largohët TVSH-ja për faturat e energjisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në emër të partisë së tij ka kërkuar që të hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për faturat e energjisë elektrike.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, gjithashtu Shala tha se Qeveria duhet të vendos edhe obligime për KEK-un dhe hidrocentralin e Ujmanit.

“Qeveria duhet të largojë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike. Çmimi për tarifën e linjitit të zvogëlohet nga 3 euro për ton sa është sot, në 0.26 cent për ton. Të vendosë obligime për gjeneratorët publike KEK dhe hidrocentrali Ujmani duke vendosur një çmim fiks për shitje të energjisë elektrike tek furnizuesi publik. E ky çmim nuk duhet të kalojë vlerën 29 euro për megavat orë”, tha Shala.

Shala tha se për shkak të Qeverisë dhe moszbatimit të subvencioneve për furnizuesin për shërbimin publik, sektori energjetik është duke u përballur me probleme financiare.

“Moszbatimi i qeverisë për ndarjen e subvencionit në vlerë prej 100 milionë euro e cila ka bërë që furnizuesi për shërbim publik të kërkojë nga ZRRE hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave pra Qeveria ka mashtruar sektorin tash e gjashtë muaj dhe po hyjmë në një fazë krejt të re. E dyta, është rritja enorme në bursën ndërkombëtare. Faktori i tretë është keqmenaxhimi i KEK-ut si prodhues kryesor energjetik në vend i cili aktualisht është para kolapsit. Pa mirëmbajtje, pa përgatitje të punës në miniera, pa furnizim me lëndë të parë e shumëçka tjetër”, deklaroi Shala.

Faturat e energjisë elektrike.

Ai kërkoi që kostot shtesë për gjeneratorët të mbulohen nga Qeveria e Kosovës.

“Çdo kosto shtesë për gjeneratorët vendorë të mbulohet nga Qeveria e Kosovës për sa të shihet e nevojshme. Të përjashtojë çdo procedurë dhe udhëzim burokratik dhe të përshpejtojë çdo udhëzim administrativ të nevojshëm dhe legjislativ duke filluar për ndërtimin e kapaciteteve të reja në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë”.

Megjithatë u kërkua edhe krijimi i fondeve për subvencionim dirket të konsumatorëve duke vendesuar kaldajat për ngrohje

Të krijojë një fond të posaçëm për subvencionim direkt të konsumatorëve duke zëvendësuar kaldajat për ngrohje me pajisjet e tjera efiçencë të cilat do të mundësonin ngrohje me konsum më të vogël dhe kosto më të ulët për qytetarët”.

Tutje, Shaka tha se duhet të krijohen edhe mekanizma nxitës për qytetarët për kursim të energjisë dhe të krijojë një plan veprimi për komunikim me qytetarët e Kosovës./Shqip.com