Lajme

PDK: Situata në Shtërpcë të menaxhohet me gjakftohtësi

PDK
PDK

Faton Abdullahu, zyrtari i PDK-së, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes në Shtërpcë.

Abdullahu ka thënë se është e domosdoshme që të gjithë të kontribuojnë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi për të mos pasur eskalim në asnjë aspekt.

Reagimi i plotë:

Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriçohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë.

Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribuojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt.

/Shqip.com