Lajme

PDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Kamenicës

Partia Demokratike e Kosovës

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës së  bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga kjo parti të jetë, Muhamed Kallaba.

Sipas degës së PDK-së në Kamenicë me Kallabën do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.

Ndryshe, komuna e Kamenicës drejtohet nga Qendron Kastrati i Partisë Socialdemokrate e cila ka vendosur mos të marrë pjesë në zgjedhjet e tetorit..

Redaksia e SHQIP.com ka kontaktuar ditë në parë me Qëndron Kastratin, në lidhje më kandidaturën e tij të mundshme, ai ka thënë së i duhen disa ditë kohë.

“Jam duke e menduar, me duhen disa ditë kohë”, është përgjigjur ai./SHQIP.com