Ekonomi

PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRrE-së dhe drejtuesit të KEK-ut

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe drejtuesit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas deputetit të këtij subjekti politik, Abelard Tahirit, kallëzimi penal do të bëhet për shkak se cilësojnë që është bërë shkelje ligjore gjatë menaxhimit të krizës energjetike në Kosovë.

“Ne si GP i PDK-së, padyshim që jemi duke i nxjerrë të gjitha gjetjet që janë edhe në kuadër të raportit dhe një pjesë e këtyre detajeve nuk kanë arrit me u përmbledh. Ne jemi duke përgatitur kallëzim penal në rradhë të parë për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike në vendin tonë i cili deri në kohën që është themelu ky komision ka lënë  në mënyrë të jashtëligjshme të operojnë operator pa licencë të cilët kanë shitur energji elektrik. ZRrE do të ballafaqohet me një kallëzim penal nga ne për keqpërdorimin e kësaj periudhe të krizës energjetike”, tha Tahiri.

Tahiri tha se drejtuesi i KEK-ut ka bërë shpenzimin e taksave të qytetarëve në mënyrë joligjore.

Si GP jemi duke përgatitë një kallëzim penal për drejtuesin e KEK-ut në këtë rast i cili në mënyrë të jashtëligjshme bënë shpenzimin e taksave të qytetarëve të Kosovës dhe atë pa dhënë shpjegime të çarta se cila ka qenë baza ligjore dhe çka i ka dhënë atij të drejtë që në mënyrë vullnetare t’i dalin disa mjete nga xhirollogaria e KEK-ut. Cila ka qenë procedura sepse bord për ta votuar nuk ka pas. Të gjitha këto bëjnë një vepër penale.

Tutje, Tahiri tha se po ashtu do të kërkojnë që edhe Besim Imeri që të intervistohet.

/Shqip.com