Lajme

PDK paralajmëron kallëzim penal lidhur me menaxhimin e krizës energjetike

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar kallëzim penal duke u bazuar në të gjeturat e raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

Përmes një konference për media, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se këtë kallëzim penal do ta dërgojnë në Prokurorinë Speciale.

“Për ditën e enjte është e rëndësishëm se ne do ta diskutojmë raportin e Komisionit Hetimor parlamentar të menaxhimit të krizës energjetike. Ky raport gjene jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e kësaj krize energjetike dhe në anën tjetër po ashtu është e rëndësishëm të theksohet se ne si PDK jemi duke përgatitur kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentin e këtij miratimi apo dhe mos miratimit, PDK është duke përgatitur këtë kallëzim penal dhe do ta dërgojmë në Prokurorinë Speciale”, tha Tahiri.

Tahiri tha se janë disa akterë për të cilët konsiderojnë që kanë kryer vepra joligjore.

“Janë disa akterë të rëndësishëm në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike të cilët konsiderojmë se kanë bërë vepra penale dhe që duhet të dërgohen në Prokurorinë Speciale”.

Krahas kësaj, Tahiri thotë se në seancën e së enjtes do ta diskutojnë edhe çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt

/Shqip.com