Lajme

PDK në Prizren: Kemi fituar shumë vota, do të presim deri në numërimin e votës së fundit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren tha se kanë fituar shumë vota në këtë komunë, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media, Gashi tha se me durimin maksimal do të presin deri në numërimin e votës së fundit.

Sipas tij, ata do të respektojnë secilin EXIT POLL që është prezantuar, por që vullneti i vërtetë i qytetarëve është në “kutitë e votimit”.

 “Falënderoj qytetarët për një kulturë të lartë demokratike që kanë treguar sot gjatë procesit zgjedhor. Kryetari i ardhshëm Shaqir Totaj dhe kandiadatët tonë kanë folur me ju. Ne kemi fituar shumë vota dhe na bën të kemi shumë besim. Por, me durimin maksimal do të presim deri në fund të secilës votë”.