Lajme

PDK mban sot konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që do të mbajë konferencë për media.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference nuk është bërë e ditur.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie duke filluar nga ora 14:00.

Lexo edhe:
Memli Krasniqi: Kosova në krizë të rëndë ekonomike – Qeveria Kurti në gjumë

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vullneti, vizioni dhe guximi për të ndërmarrë masa karshi krizës ekonomike.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se inflacioni është ngritur në 14.1 për qind dhe qytetarët po e përjetojnë rëndë.

“Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë. Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime. Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit.”, shkruan Krasniqi.

Memli Krasniqi – kryetar i PDK-së

Ai tha se për fat të keq, kriza ekonomike pritet të thellohet gjatë dimrit.

PDK ka kohë që ka propozuar heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për produktet ushqimore.

“Kjo tashmë nuk është vetëm një propozim, por, një kërkesë urgjente që po i bëjmë kësaj Qeverie për të reaguar. Dita është sot. Koha është menjëherë. Tashmë jeni vonë!”, thekson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi./Shqip.com