Lajme

PDK kërkon zbatimin e rezolutës për gjenocidin e kryer në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar zbatimin e Rezolutës për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

Krahas kësaj, kryetari i kësaj partie ka thënë se ai dhe partia e tij jepin mbështetje që “Lulkuqja e Kosovës” të jetë simbol i gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Sot, në Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës i japim mbështetje “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol të përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”. Në këtë përvjetor të dhembjes dhe kujtesës sonë kombëtare, kërkojmë zbatimin e Rezolutës për gjenocidin e kryer serb në Kosovë, të miratuar me 16 maj të vitit 2019 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se sipas kësaj rezolute, Serbia duhet ta pranojë që ka kryer gjenocide në Kosovë.

“Sipas kësaj Rezolute, ne kërkojmë që shteti i Serbisë, ndër të tjera, të pranoj se ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë, përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndëshkojë ata që kanë planifikuar, kryer apo nxitur gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë”.

Tutje, Krasniqi tha se një popull i tërë janë duke kërkuar drejtësi.

“Mbi 12 mijë persona të vrarë, prej tyre mbi 1300 fëmijë – viktima të qindra masakrave, mbi 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara, mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë dhe një popull i tërë KËRKOJNË DREJTËSI!”.

Sot janë bërë 24 vjet që nga masakra e Reçakut ku u vranë në mënyrë mizorie dhe brutale 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

/Shqip.com