Lajme

PDK kërkon nga Kadri Rahimaj anulimin e vendimit për emërimin e nënkryetarit Dalibor Filipoviq

Partia Demokratike e Kosovës- dega në Dardanë ka kërkuar nga Kadri Rahimaj anulimin e vendimit për emërimin e nënkryetarit Dalibor Filipoviq.

PDK përmes një postimi në Facebook kanë thënë se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kamenicës dhe kryetari Kadri Rahimaj, po shkojnë hapave të njëjtë me të liderit të tyre Albin Kurti.

‘’Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kamenicës dhe kryetari Kadri Rahimaj, po shkojnë hapave të njëjtë me të liderit të tyre Albin Kurti.sa i përket bashkëpunimit të ngushtë me serbët që kundërshtojnë dhe e luftojnë shtetësinë e Kosovës.’’ thuhet fillimisht në reagimin e PDK-së.

Po ashtu nga PDK-ja thoën se Filipoviq njihet si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve në Kamenicë.

‘’Filipoviq njihet në Komunën e Kamenicës si mbështetës i Vetëvendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve. Filipoviq po ashtu ka mbështetur në vazhdimësi në rrjete sociale zyrtarët e Listës Serbe që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës’’ thuhet më tutje në reagimin e PDK-së.

 Tutje thuhet se Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin Aleksander Jabllanoviq për fyerjet që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”.

Dega e PDK-së në Kamenicë i bënë thirrje kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, që mos të vazhdoj tutje me procedurat e emërimit të Dalibor Filipoviqit në postin e nënkryetarit./Shqip.com