Lajme

PDK kërkon drejtësi për Rastin Dehari: Të intervistohen Kurti dhe Haxhiu për zhdukjen e mostrave

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Komisionit për Qeverisje të Mirë në kuadër të PDK-së Përparim Gruda ka dal në një konferencë për media ku në emër të subjektit të tij politik ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit.

Gruda ka thënë se lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet të iu shtrohen disa pyetje edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut për të cilët ka pretendime se janë të përfshirë në rast.

“Jeni njoftuar ditëve të fundit me fakte të reja në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Pretendimet që janë ngritur në opinionin publik, përfshijnë kryeministrin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si pjesëmarrës në zhdukjen e këtyre mostrave në IML”, tha Gruda.

Gruda thotë se pyetjet që PDK-ja ka për Kurtin dhe Haxhiun janë:

  1. Çfarë dinë kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit?
  2. Cilat veprime janë ndërmarrë për tu zbardhur të vërtetën e plotë për mënyrën se si këto mostra janë zhdukë sepse ato nuk janë zhdukur në organe që nuk menaxhohen nga Qeveria?
  3. Pse po heshtin karshi akuzave të tilla, pikërisht në akuza të tilla që i përfshinë ata në këtë krim?

Në emër të PDK-së, Gruda ka bërë thirrje në Prokurorinë e Shtetit që lidhur me rastin e Deharit të intervistohen edhe Kurti me Haxhiun, kështu duke kërkuar edhe drejtësi për aktivistin.

“Rasti Dehari është rast tragjik e që nuk mund të vazhdoj të keqpërdorët politikisht. Në emër të PDK-së bëjë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të intervistojë kryeministrin Kurti, ministren Haxhiu mbi çështjen e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Kërkojëm drejtësi për rastin Dehari”.

Tutje, Gruda ka thënë se është shqetësuese edhe fakti që sipas tij ministrja Haxhiu po ndërhyn edhe në organet e pavarura të drejtësisë në Kosovë.

/Shqip.com