Lajme

PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Obiliqit

Memli Krasniqi dhe Hanefi Musliu

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Hanefi Musliut për kryetar të Komunës së Obiliqit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lideri i partisë, Memli Krasniqi, tha se Obiliqit, “qytetit që i jep energji Kosovës, i duhet transformim, që i jep energjinë e duhur qeverisëse qytetarëve”.

“Dhe kjo do të ndodhë me fitoren e Hanefi Musliut, kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës. Hanefiu ka vullnetin, përgjegjësinë dhe me një ekip profesionistësh, të rinj e të reja, do të qeverisin me transparencë komunën – si dhe të sjellin projekte të mëdha për qytetin tonë industrial”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tej, i pari i PDK-së shtoi se prioritetet e Musliut janë: Më shumë punësim, projekte inovative dhe mjedis i pastër, “për ta bërë qytetin një krenari për qytetarët e gjithë Kosovës”.

Aktualisht kryetar i Obiliqit është Xhafer Gashi, i cili po ashtu është kandidat i Iniciativës Qytetare, për të rimarrë postin e të parit të kësaj komune./SHQIP.com