Lajme

PDK-ja i kërkon Kurtit ta bëjë publik propozimin franko-gjerman

Sekretari i PDK-së për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë publik propozimin franko-gjerman për dialogun.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, Bernard Nikaj tha se Qeveria duhet të jetë transparente se çfarë përmban ky propozim.

“Refuzoj të qëndrojë këtu dhe të spekuloj sepse duke spekuluar mund ta dëmtojë një proces i cili është më i rëndësishëm sesa qëllimet tona ditore politike. Qëndrimi jonë është i qartë: Qeveria duhet ta shpjegojë dhe të jetë transparente rreth asaj se çka përmban ky propozim. Duhet të marrë vendim dhe pozicion se cili është pozicioni i Qeverisë në raport me të. Ne përkrahim procesin e dialogut dhe çfarëdo rruge i cili sjell te një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen në qendër”, ka thënë Nikaj.

Tutje duke folur për vendimin për targa, ai tha se kryeministri Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të veta por edhe po ia dëmton Kosovës marrëdhëniet me aleatët perëndimor.

/Shqip.com