Lajme

PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

PDK
PDK

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka paralajmëruar se si parti do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Pasurinë e Pajustifikueshme.

Ai ka deklaruar se ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën.

Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në grupin punues, me arsye se konsiderojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Duke pretenduar të aplikohet konfiskimi përmes procedurës civile, zbatu hetim nga një agjenci jashtë sistemit të drejtësisë do të cenohet në esencë liritë dhe të drejtat e garantuar me kushtetutë”, tha ai.

Lexo edhe:
Miratohet Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme

Projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar sot në Kuvend me  votat e 66 deputetëve.

Përveç votave të pozitës, edhe gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë votuar për.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtarë publikë, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilido zyrtari.

“Nuk është qëllimi që të goditet një zyrtar, por qëllimi është që të luftohet pasuria e pajustifikueshme e kujdo qoftë zyrtari”, ka deklaruar Haxhiu.

/Shqip.com