Lajme

PDK edhe sot para mediave, arsyeja nuk dihet

Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca fillon nga ora 9:30 dhe arsyeja nuk është bërë e ditur.

Kjo parti ka mbajtur konferencë edhe një javë më parë në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme që anulon dy vendimet gjykatave Themelore dhe të Apelit në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo parti rritjen e çmimit të energjisë e konsideron të kundërligjshëm dhe sipas tyre është në dëm të qytetarëve dhe i ndikuar politikisht.

Lexo edhe:
PDK për vendimin e Supremes për energjinë: I ndikuar politikisht dhe në dëm të qytetarëve

Tutje nga PDK-ja kanë shtuar se po të mos ishte kështu e ndikuar, do të vendoste ashtu sikundër do ta udhëzonin normat dhe ligjet në fuqi dhe ashtu siç kanë vendosur tashmë Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit./SHQIP.com