Lajme Ballkan

PD “sërish” në dorë të Bashës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Fati i Partisë Demokratike të Shqipërisë për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 14 majit do të jetë “sërish” në duart e Lulzim Bashës.

Me rikthim apo pa rikthim të Lulzim Bashës, qoftë për disa orë si kryetar, të hënën, Enkelejd Alibeaj do i duhet të gjejë zgjidhjen për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, pasi vula i ngeli atit.

Një zgjidhje që do të duhet të jetë e pakontestueshme nga kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi, që Kodin Zgjedhor e lexon gërmë për gërmë.

Dhe ligji ka disa kërkesa, që edhe pse grupi Aliebaj, ka vulën e logon e PD-së, ka disa mangësira të tjera, që do i duhet ti zgjidh.

Por çka thotë Ligji?

Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

1.Vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2. Emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët

Pikërisht tek kjo pikë e fundit qëndron problemi. Lulzim Basha do të duhet të dorëhiqet nga dorëheqja dhe të hedh firmën mbi kërkesë, si kryetar i saj.

Burime nga grupi Alibeaj thonë ata nuk kanë asnjë pengesë para dhe cdo gjë e kanë të qartë, për të mos rrezikuar regjisitrmin e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Njëherësh është paralajmëruar se të hënën do të bëhet një kërkesën për zregjisitermin e Bashës si kryetar dhe procedurat do të vijojnë në emër të të komanduarit të tij, Enkelejd Alibeaj, raporton Abcnews.

/Shqip.com