Sport Ndërkombëtar

Payet e kishte refuzuar Manchester Unitedin – kur u rikthye te Marseille

Dimitri Payet

Dimitri Payet – po kalonte momente të arta në karrierën e tij te West Ham United, nga viti 2015 deri në 2017.

Shumë skuadra të mëdha ishin vënë pas tij, por ai vendosi që të rikthehej në shtëpi, te Marseille.

Mesfushori francez, në një prononcim për RMS Sports ka treguar që e kishte refuzuar Manchester Unitedin kur u rikthye në Marsielle.

Dimitri Payet Q&A: What is REALLY going on at West Ham and what will happen  next? - Mirror Online
Payet – sa ishte pjesë e West Ham United

Por, nuk është aspak i penduar për këtë vendim.

“Unë nuk jam dikush që jetoj me keqardhje. Bëra një zgjedhje, e cila ishte po aq e lidhur me futbollin sa edhe me familjen, të kthehesha në Marsielle”, tha ai .

Teksa, shtoi se “kishte klube të tjera, klube të mëdha. Ka qenë Manchester United dhe të tjerë. Ishte një zgjedhje personale dhe familjare. Mendoj se ishte më e mira për mua dhe familjen time”.

Payet është startues i padiskutueshëm te “Les Phocéens”.

OM : Payet aborde son futur
Payet – Marsielle

Në këtë sezon ai ka zhvilluar 27 ndeshje në Ligue 1, teksa ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar nëntë herë.

Kontrata me francezët i skadon në vitin 2024 – teksa vlera e tij sipas “Transfermaket” konsiderohet të jetë pesë milionë euro. /Shqip.com