Lajme

Pavarësisht reshjeve të borës, Rruga e Kombit është e qarkullueshme për automjete

Pavarësisht reshjeve të dendura të borës, qarkullimi i automjeteve në  segmentin Morinë-Kukës-Tunel-Rrëshen i Rrugës se Kombit është pa probleme.

Drejtuesit e automjeteve në afërsi të tunelit të Kalimashit duhet të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të mjegullës së dendur, sidomos nga Fushë Dukagjini, raporton abcnews.

Gjatë mesditës, në këtë segment, përdoruesit e rrugës patën vështirësi nga bora që i gjeti të pa përgatitur me pajisje dimërore.

/Shqip.com