Lajme

Pavarësisht mungesës së shumë dokumenteve, leja për rregullimin e Sitnicës u dha

Fisnik Ibrahimi - kryetar i Komisionit

Projekti në vlerë 6 milionë e 45 mijë eurove për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica në Mitrovicë e kishte kryetar të Komisionit, Fisnik Ibrahimin.

Ibrahimi kur pyetet për mungesën e dokumenteve të projektit, ai e hedh fajin në një drejtori të Komunës së Mitrovicës.

Siç kuptohet, dhënia e projektit u bë shpejt e shpejt dhe pa analizë pararpake.

Në bazë të raportit të grupit punues për shqyrtimin e projekteve kapitale të zbatuara në fushën e ujërave, të hartuar nga një grup i ekspertëve të ministrisë, rezulton se ky projekt nuk ishte trajtuar fare nga komuna.